Art&Argëtim

Japonezi që i mbijetoi Titanikut, u quajt tradhtar nga kombi i tij, pasi nuk zgjodhi të vdiste me të tjerët

1 Tetor 2019, 14:28 Nga DOSJA
Japonezi që i mbijetoi Titanikut, u quajt tradhtar nga kombi i tij, pasi

JAPONI- Masabumi Hosono, është emri i pasagjerit të vetëm japonëz, i cili arriti ti mbijetonte mbytjes së Titanikut në 15 prill të vitit 1912.

Pas shpëtimit nga Titaniku, Masabumi u rikthye në Tokio, por aty jeta e tij mori një ndryshim rrënjësor.

Të tëra mediat e asaj kohe, opinioni publik dhe qeveria japoneze, e panë Masabumin, vetëm 30 vjeç në atë kohë, gjithë përçmim, inat dhe urrejtje.

Ai u konsiderua si dështak dhe si tradhëtar nga të tërë, sepse ai zgjodhi ta shpëtonte veten e tij nga mbytja, dhe të mos qëndronte me të tjerët të cilët tashmë e kishin humbur jetën.

Veprimi i tij u gjykua nga qeveria japoneze si jo burrërore dhe si diçka e turpshme.

Ai u pushua nga puna e tij, humbi të fejuarën e tij dhe pothuajse çdo gjë që kishte në jetë.

Edhe sot e kësaj dite, që kanë kaluar dhjetra vite, dhe Masabumi nuk jeton më, familja e tij vazhdon ende të përballet me turpin dhe degjenerimin e opinionit publik mbi veprimin e tij.

Burimi:Vintage News

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture histori e dhimbshme i mbijetuari i titanik japoni masabumi hosono titanik histori e dhimbshme i mbijetuari i titanik japoni masabumi hosono titanik

Sondazh

Poll