Art&Argëtim

Gruaja arrin të dëgjojë edhe qarkullimin e gjakut nëpër vena, sëmundja e rrallë

1 Tetor 2019, 10:56 Nga DOSJA
Gruaja arrin të dëgjojë edhe qarkullimin e gjakut nëpër

SKOCI – Gemma Cairns është emri i 32-vjeçares skoceze e cila vuan nga një sëmundje e rrallë , që prek 1 në 100.000 njerëz në botë.

Zakonisht njerëzit që përjetojnë të njëjtat simptoma si vajza, kanë kaluar një traumë të rëndë në kokë, ose e kanë goditur atë fort diku, por në rastin e 32-vjeçares, kjo sëmundje ishte e lindur.

Ajo nuk e njeh dhe nuk e ka idenë se çdo të thotë qetësi totale, pasi veshët e saj nuk dëgjojnë vetëm zhurmat që ndodhin në ambjentin e jashtëm, por ajo dëgjon gjithashtu më të njëjtin volum si zhurmat e jashtëme, dhe zhurmat që ndodhin në trupin e saj.

 

Gemma arrin të dëgjojë çdo lëvizje, sado të vogël, që mund të bëj çdo organ në trupin e saj.

Ajo thotë që mund të arrij të dëgjojë edhe lëvizjen që bëjnë sytë e saj.

‘Gjatë gjithë jetës timë, kam dëgjuar rrahjet e zemrës time dhe qarkullimin e gjakut nëpër vena’.- shprehet Gemma gjatë një interviste televizive.

Prindërit e saj e kuptuan për sëmundjen e saj në moshën 14-vjeçare, kur ajo ankohej vazhdimisht për zhurmën e madhë që dëgjonte brënda në kokë.

Pavarsisht gjendjes së saj, sëmundja nuk e ka penguar 32-vjeçaren që të ketë një jetë të plotë, ajo është nënë e një fëmije, si dhe punon 8 orë në ditë me kohë të plotë.

Gemma shprehet se ndonjëherë, zhurmat e shumta që dëgjon brënda trupit të saj, bien ndesh me atë të ambientit dhe e mbingarkojnë atë, apo i japin stres, por sërisht kjo nuk është një arsye për ti çuar të tëra në djall.

Pas gati 20 vitesh duke provuar ilaçe të ndryshme, që mund ta ndryshojnë ose qetësojnë dëgjimin e saj, më në fund Gemma i është nënshtruar një operacioni.

Operimi i njërit prej veshëve të saj, ka dalë me sukses, ndërkohë që mjekët besojnë se pas operimit të veshit tjetër, më në fund Gemma do të dëgjojë zhurmën e qetësisë për herë të parë në jetën e saj.

Burimi: Daily Record Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete cudira mjekesore gemma cairns semundja e rralle cudira mjekesore gemma cairns semundja e rralle

Sondazh

Poll