Art&Argëtim

Hakohen televizorët dixhitalë në Michigan, qyteti mbulohet nga video porno

1 Tetor 2019, 11:18 Nga DOSJA
Hakohen televizorët dixhitalë në Michigan, qyteti mbulohet nga

MICHIGAN –  Qytetarët e Auburnit, afër Detroit në Michigan janë shokuar mbrëmjen e së shtunës, teksa kanë vënë re se në televizorin e madh të qytetit, është shfaqur për rreth 30 minuta, një video e rëndë porno.

Shumë njerëz kryesisht familjarë, kanë njoftuar policinë pasi kanë parë videon, dhe policia ka kontaktuar kompaninë përkatëse të televizorit, e cila e ka fikur fare atë.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët mendohet se kanë hyrë në sistemin elektrik teknologjik të bashkisë, dhe e kanë hakuar atë, e më pas kanë vendosur për tu tallur videon porno.

Video porno u pa nga të gjithë kalimtarët, të cilët gjendeshin në autostradën e Detroit.

Banorët u shprehën se ishte diçka shumë e çuditshme dhe e pa parë ndonjëherë më parë, atyre nuk ja u priste mendja, dhe madje disa prej tyre kanë filluar duke qeshur me të madhe pasi kanë parë videon.

Burimi:Daily Mail Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete amerikë cudira nga bota detroit michigan amerikë cudira nga bota detroit michigan

Sondazh

Poll