Art&Argëtim

Finlanda, vendi i parë në botë që vendos të heqë të gjitha lëndët shkollore

1 Tetor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Finlanda, vendi i parë në botë që vendos të heqë

FINLANDË – Tashmë, nuk është më sekret, fakti që sistemi arsmior në të gjithë botën lë shumë për të dëshiruar.

Fëmijët të cilët mbarojnë gjimnazin, nuk e kanë idenë se si të mbjellin një frut apo perim vetë, të paguajnë taksat, apo të kryejnë aktivitete praktike ditore, që të rriturit i kryejnë gjatë jetës së tyre të përditshme.

Në rastet më të mëdha, fëmijët as nuk e kuptojnë që sistemi është i deformuar, pasi ata janë shumë të përfshirë në të.

Madje dhe librat e historisë që i’u mësohen në shkollë, janë të mbushura me propagandë, dhe keq informojnë në vend që të informojnë në mënyrë objektive atë që vërtetë ka ndodhur.

Fatmirsisht, disa vende në botë me në krye Finlandën, e cila mbahet si vendi lider përsa i përket sistemit arsimor, ka vendosur që të heqë nga programi i saj, të gjitha lëndët shkollore, përfshirë këtu matematikën dhe shkencën.

Finlanda ka vendosur ta riformatojë sistemin e saj arsimor, dhe t’i japi asaj një kuptim totalisht tjetër, që do t’i hyjë në punë dhe do ti ndihmojë më tepër fëmijëve të brezave të ardhshëm.

Finlanda do ta zëvendësojë programin ndërkombëtar arsimor, me një program të ri i cili quhet  “Të mësuarit bazuar në fenomen”. Ky program, i lejon studentët të heqin dorë nga lëndët e zakonshme, dhe të fokusohen në një program të ri gjithëpërfshirës, ku ata do të mësohen të shohin çdo kuptim që mund të ketë një fenomen, qoft ai ekonomik, politik, gjeografik apo historik.

Studentët do të mësojnë të gjitha këndvështrimet e një situate, dhe më pas do të mësojnë sesi mund të reagojnë, dhe se çfarë mund të bëjnë me atë situatë.

Ky program i ri, përdor kuriozitetin natyral të fëmijëve, për ti mësuar ata me një kontekst universal dhe autentik të ngjarjeve.

Pra, studentët nuk do të mësojnë më në mënyrë të ndarë, matematikën,  ekonominë apo çfarëdo qoftë, por çdo javë ata do të merren me trajtimin e një teme të caktuar, dhe do e shohin atë temë nga çdo këndvështrim i mundshëm.

Përshembull, nëse këtë javë studentët do të trajtojnë ngrohjen globale,  ata do e trajtonë këtë temë në çdo aspekt ndikues të saj, pra në aspektin ekonomik, mjedisor, politik, dhe shkencor.

I njëjti trajtim do të bëhet për të gjitha temat që nxënësit do të trajtojnë, të cilat do të jenë gjithmonë me bazë universale, gjithëpërfshirëse, humane dhe praktike.

Rreth 70 përqind e mësuesëve në Helsinki, kanë rënë dakort me programin e ri të arsimit, por ky program do të hyjë në fuqi në të gjithë shkollat, në vitin 2020.

Burimi:MoonChild

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim finlandë sistemi arsimor finlandë sistemi arsimor

Sondazh

Poll