Art&Argëtim

Njihuni me fituesen e “Miss Boom Boom 2019”, të bërë në Meksikë(Foto)

1 Tetor 2019, 11:35 Nga DOSJA

Meksikë – Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua në Meksikë, për herën e tij të 8-të konkursi ndërkombëtar i bukurisë i quajtur ‘ Miss Boom Boom’.

Ky konkurs konsiston në përzgjedhien e missit, e cila nuk ka vetëm trupin dhe fytyrën më të bukur, por kryesisht ajo duhet të ketë vithet më të bukura në botë.

Pjesëmarrëse në këtë spektakël ishin 216 vajza, të cilat vinin nga e gjithë bota.

Fituese e këtij edicioni, u shpall 29-vjeçarja nga Brazili, Suzy Cortes.

Për 29-vjeçaren kjo nuk ishte hera e parë që ajo e fitonte këtë titull, pasi ajo kishte fituar sërish vendin e parë në spektaklin ‘Miss Boom Boom’ të vitit 2015.

Ky konkurs bukurie, është gjykuar ashpër nga një pjesë e opinionit publik, për arsyen se vajzat vishen me tanga dhe me bikini provokuese, dhe kjo gjë i shtyn meshkujt të tradhëtojnë, sipas vendasve të qytetit ku zhvillohet spektakli.

Sigurisht kjo nuk e ka ndalur zhvillimin e spektaklit, dhe nuk do të  ndalë as rikryerjen e tij vitin qe vjen në Brazil.

Suzy arriti të fitonte të paktën 10.000 dollarë, si dhe të lidhte kontrata të shumta të cilat do t’i sjellin asaj shumë më shumë para gjatë muajve në vijim.

 

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz brazil miss bom bom vithet me te bukura ne bote brazil miss bom bom vithet me te bukura ne bote

Sondazh

Poll