Sport

Ronaldinho projekton të nisë "Global Street League", ligën botërore të futbollit në rrugë

Eventi i quajtur “Ronaldinho Global Street League” (RGSL) do të fillojë në fund të vitit 2023, njoftuan sot organizatorët.

30 Prill 2023, 09:13 Nga DOSJA
Ronaldinho projekton të nisë "Global Street League",

BRAZIL - Futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho, i shpallur dy herë lojtari më i mirë në botë, po lançon një ligë botërore të futbollit në rrugë, për t'u dhënë mundësinë lojtarëve të rinj të talentuar të tregojnë aftësitë e tyre dhe të ndjekin të njëjtën rrugë drejt famës si ish-lojtari i Barcelonës.

Eventi i quajtur “Ronaldinho Global Street League” (RGSL) do të fillojë në fund të vitit 2023, njoftuan sot organizatorët. Në fillim, futbollistët e rrugës të të gjitha moshave do të mund të tregojnë aftësitë e tyre më të mira dhe të përpiqen të bashkohen me një nga ekipet e kompeticionit në rrjetet sociale.

Ndeshjet dhe garat do të organizohen në qytetet kryesore anembanë botës dhe skuadrat do të garojnë në ligë për titullin e kampionëve të RGSL, ndërsa më të mirët do të hyjnë në ekipin personal të Ronaldinhos. Organizatorët nuk dhanë detaje rreth vendndodhjeve dhe datës së saktë të fillimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll