Sport

"Formati i Sprintit është si një lojë bixhozi në një kazino të Las Vegasit, nuk është garë!"

Piloti Verstappen nuk e sheh qartë, nuk i pëlqen formati i Sprintit, nga të cilat ai ka fituar 3 nga 7 të mbajtura në tre vjet.

30 Prill 2023, 08:45 Nga DOSJA
"Formati i Sprintit është si një lojë bixhozi në

AZERBAJXHAN - Max Verstappen nuk e pëlqen aspak formatin e Sprintit dhe as nuk është i zoti në të, duke qenë se dje për pak sa nuk përfundoi pas Russellit, pasi u rendit i treti e duket më pak lider në Botëror.

Max nuk ka turp për ta kritikuar këtë format. "Po, është i ethshëm. Unë mendoj se është thjesht... nuk është një garë, është më shumë si bixhoz. Mendoj se do të kem më shumë sukses në Las Vegas, nëse shkoj në kazino,"- tha ai dje, ende i mërzitur, pasi përfundoi i treti pas 17 xhirosh.

"A po më pëlqejnë garat. Unë jam një vrapues i pastër dhe mendoj se kjo është më shumë për shfaqje. Dhe sigurisht që është e rëndësishme të kesh argëtim, por mendoj se nëse të gjitha makinat do të ishin më afër, do të krijonte argëtim më të mirë. Është sikur je si një lojë futbolli dhe kur rezultati është 3-0 për një ekip, krejt papritur thua ‘le ta bëjmë 0-0 dhe të fillojmë nga e para’. Duket pak e panevojshme për mua kjo lloj gjëje”, shpjegon ai qartë.

Max ka fituar dy nga tre në vitin e kaluar dhe në të parën, më 2021. Pra ai ka fituar 3 nga 7 në këto tre vite, ndaj Max nuk i pëlqen as formati i reduktuar i kualifikimit, gjithçka i duket artificiale, si qarqet e reja të rrugëve. "Mendoj se është e rëndësishme të kthehemi tek ajo që ne kemi dhe të sigurohemi që çdo ekip të mund të luftojë për një fitore, kjo është ajo që ne duhet të përpiqemi dhe të synojmë dhe jo të përpiqemi të zbatojmë gjithë këtë lloj emocioni artificial”.

Gjëja qesharake për të është, se pilotët e brezit të tij, Leclerc, Russell, Norris, etj.. të gjithë janë dakord me ndryshimet. "Të jem i sinqertë, do të thosha se u mërzita gjatë kualifikimeve sot. Më pëlqen të kem një kualifikim të vetëm, ku vendoset gjithçka. Kjo thjesht nuk më pëlqen kjo”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll