Sport

Raphinha, për debutimin e Lamine Yamal: "Kur unë isha 15 vjeç, luaja me ekipin e lagjes"

Anësori brazilian, lojtari më i mirë i Barça-Betis, vlerësoi talentin e ri të La Masia: "Ajo që ka bën ai është e pabesueshme. Ai ka shumë cilësi, është një lojtar i madh".

30 Prill 2023, 07:45 Nga DOSJA

Raphinha, për debutimin e Lamine Yamal: "Kur unë isha 15

SPANJE - Raphinha nuk u kursye në lëvdata kur vlerësoi debutimin historik të Lamine Yamal.  Anësori brazilian shpjegoi se ai "kishte luajtur me ekipin e lagjes në moshën 15-vjeçare", për të justifikuar se "ajo që ka bën ai është e pabesueshme". 

“Ai ka shumë kualitet dhe ishte shumë afër të shënonte një gol. Është për të ardhur keq, por jam i sigurt që herët a vonë do të ndodhë”,- ka vlerësuar në 'Movistar +' sulmuesi, i konsideruar si futbollisti më i mirë në përballjen e Barçës ndaj Betisit.

Raphinha, për debutimin e Lamine Yamal: "Kur unë isha 15

Sa i përket fitores “të rëndësishme” në Spotify Camp Nou, Raphinha siguroi, se ai dhe shokët e tij duhet të “përgjigjeshin” pas humbjes “shumë të ashpër” kundër Rayo Vallecano. 

“Ndeshja e fundit ishte shumë e vështirë për ne. Na mungonte qëndrimi dhe duhej të përgjigjeshim. Fitorja është shumë e rëndësishme për besimin tonë”,- ka analizuar ai.

“Nuk do të mendoj kurrë se jam në maksimumin tim, gjithmonë besoj se mund të rritem pak më shumë, por të shënoj një gol dhe një assist, për të ndihmuar skuadrën të fitojë është shumë e rëndësishme për mua”, shtoi ai.

Anësori culé, i cili falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre "pavarësisht shiut", pa harruar rikthimin në fushë të Ousmane Dembélé dhe Andreas Christensen. “Ne kishim shumë nevojë për ta, është mirë që i kemi sërish”,- përfundoi ai. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll