Sport

Champions League e Afrikës/ Incidente të dhunshme gjatë një ndeshje në Tuniz, raportohet për policë të plagosur...

Tifozët e Espérance (Tunizi) u përpoqën të futeshin në fushë pas pjesës së parë, por policia ndërhyri dhe shpërthyen përleshjet.

30 Prill 2023, 08:00 Nga DOSJA

Champions League e Afrikës/ Incidente të dhunshme gjatë një

TUNIZI - Incidentet e dhunshme, përfshirë një zjarr, shkaktuan ndërprerjen për më shumë se 30 minuta të çerekfinales së Champions League të Afrikës midis Espérance (Tunizi) dhe Jeunesse Sportive Kabylie (Algjeri) të shtunën në mbrëmje në Tunis. 

Sipas radios Mosaïque dhe dëshmive të tjera, tifozët e Espérance u përpoqën të futeshin në fushë pas pjesës së parë, por policia ndërhyri dhe shpërthyen përleshjet. Tifozët përmbysën kazanët e plehrave në anët e stadiumit Olimpik Radès dhe shkaktuan zjarr në një korridor daljeje.

Një fotograf i AFP-së pa skena të plaçkitjeve në tribuna dhe gjuajtjen me bomba gazi lotsjellës, që mbuluan stadiumin me tym të dendur. Disa policë janë lënduar nga predha, sipas këtij fotografi.

Pamjet e drejtpërdrejta të mediave në Facebook treguan një zjarrfikës në veprim për të shuar zjarrin. Pas orës 21:45 (20:45 GMT), ndeshja më në fund mundi të rifillonte përballë tribunave praktikisht të zbrazëta në anën e Espérance. Klubi tunizian pothuajse menjëherë shënoi golin e parë dhe u kualifikua.

Champions League e Afrikës/ Incidente të dhunshme gjatë një

Asnjë raport nuk mund të merrej menjëherë nga mbrojtja civile apo autoritete të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll