Sport

Toulouse fiton Kupën e Francës, shpartallon 5-1 në finale Nantes... Shikojeni festën

Toulouse FC fitoi (5-1) mbrëmjen e së shtunës kundër Nantes në finalen e Kupës së Francës. Ata dominuan kryesisht pjesën e parë, gjatë së cilës shënuan katër gola në gjysmën e parë dhe arritën epërsinë e tyre më pas.

29 Prill 2023, 23:25 Nga DOSJA

Toulouse fiton Kupën e Francës, shpartallon 5-1 në finale

FRANCE - Toulouse FC fitoi 5-1 kundër Nantes, të shtunën mbrëma në finalen e Kupës së Francës luajtur në “Stade de France”. 

Ata e dominuan totalisht pjesën e parë, duke shënuar 4 gola në pjesën e parë dhe duke u rikthyer në dhomat e zhveshjes me një epërsi shumë komode ndaj Nantes, që humbi plotësisht takimin e tyre. Kjo ishte Kupa e dytë e Francës në historinë e Toulouse.

Toulouse fiton Kupën e Francës, shpartallon 5-1 në finale

Golat për Toulouse u shënuan 22-vjeçari Logan Costa (4’ dhe 10’), i cili ia la radhën bashkëmoshtarit Thijs Dallinga (23’ dhe 31’). Ludovic Blas (75’) do të shënonte golin e nderit për Nantes, ndërsa katër minuta më vonë Zakaria Aboukhalal do të firmoste fitoren 5-1 për Toulouse, që edhe do të fitonte Kupën e Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll