Art&Argëtim

Vajzat tullace, kulmi i bukurisë femërore në Egjiptin e lashtë(Foto)

1 Tetor 2019, 10:13 Nga DOSJA

EGJIPT – Në Egjiptin e lashtë, rreth 1500 vite përpara lindjes së krishtit, moda dhe ‘trendet’ kishin një rëndësi shumë të madhe në shkallët e shoqërisë.

Një femër e cila nuk kishte flokë në kokën e saj, pra ishte tullace, konsiderohej si kulmi i bukurisë femërore.

Një kokë rrumbullake por pa flokë në të, një lëkurë ë butë dhe e lëmuar dhe tipare të rregullta, ishin këto rregullat e Egjiptit të lashtë për bukurinë femërore.

Femrat i prisnin flokët e tyre me gërshërë të florinjtë, më pas ato e lyenin lëkurën e kokës së tyre me vajra të ndryshëm, dhe me pëlhura të buta , në mënyrë që ajo të shkëlqente sa më shumë.

Femrat tullace renditeshin në shtresën e parë të shoqërisë, dhe për ato tregohej një kujdes special.

Ato ishin femrat që konsideroheshin si më të bukurat në Egjipt, dhe kishin më shumë oferta për martesë sesa femrat e tjera floket e të cilave ishin të gjatë.

Burimi: Sunday Times

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete egjipt femrat tullace klasat shoqerore egjipt femrat tullace klasat shoqerore

Sondazh

Poll