Art&Argëtim

Vendi më i thatë në botë, shkretëtira e Atacamasë 400 vite pa rënë shi!

1 Tetor 2019, 09:52 Nga DOSJA
Vendi më i thatë në botë, shkretëtira e Atacamasë

KILI- Vendi më i thatë në botë, sipas kërkimeve të bëra gjendet në Kili, në shkretëtirën e Atakamasë.

Stacionet meteorologjikë të gjendura në Atacama, nuk kanë rregjistruar kurrë rënien e shiut në këtë vend, që prej krijimit të tyre e deri më sot.

Mendohet që kjo shkretëtire mund të ketë mbi 400 vite pa rënë sikur edhe një pikë shi.

Pranë shkretëtirës së Atacamasë, gjendet qyteza e vogël e Calamasë, e cila dhe ajo gjithashtu ka rreth 400 vite pa u prekur nga shiu.

Në qytetë ka shenja të një lumi i cili mendohet se mund të ketë të paktën 120.000 vite që është tharë. Dhe e tërë shkretëtira, sipas teoricientëve dhe historianëve mund të ketë mbi 3 milionë vitë që është e tharë, duke e bërë kështu këtë vend vendin më të thatë në të të tërë globin.

Shkretëtira e Atcamasë, nga natyra e saj gjeografike aspak normale që ka, përdoret shpesh herë nga Nasa, për të testuar makineritë e tyre, përpara se ti nisin ato në planetet e tjera të sistemit tonë.

Atacamaja gjithashtu është përdorur dhe si skenë e shumë filmave Hollivudjanë, të cilët më pas e montojnë skenën si një skenë jashtë tokësore.

Pavarsisht mungesës së shiut, në Atacama ka vende ku disa lule si algat, myshqet dhe kaktusët mund të rriten. Kjo ndodh pasi dhe pse uji mungon, në Atacama qarkullon një lloj mjegulle e cila vjen nga oqeani paqësor, dhe mundëson krijimin e disa formave jetësore.

Shkenctarët po mundohen të krijojnë një pajisje e cila ndan ujin nga mjegulla që bie, dhe e shpërndan atë në të gjithë Atacamanë.

Burimi:Extreme Science

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete fakte interesante kili shkretetira e atacamase fakte interesante kili shkretetira e atacamase

Sondazh

Poll