Art&Argëtim

U aludua për ndarje, Adelina Tahiri pranon për herë të parë krizën në çift: Më ka ndikuar diferenca në moshë

Adelina la të kuptohet se faji ishte i saji, pasi shprehet se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime, duke nënkuptuar se fajtorja ishte vetë ajo.

29 Prill 2023, 16:21 Nga f.i
U aludua për ndarje, Adelina Tahiri pranon për herë të
Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov

TIRANË- Adelina Tahiri ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me burrin e saj, ku ka sqaruar dhe aludimet mbi ndarjen e tyre. E ftuar mbrëmjen e të premtes në “Kurthin e Piter Pan” u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.

Mirëpo, ajo la të kuptohet se faji ishte i saji, pasi shprehet se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime, duke nënkuptuar se fajtorja ishte vetë ajo.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar. Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”,- u shpreh Adelina.

Kujtojmë se Adelina dhe biznesmeni Serjoza Markov, kanë 23 vite diferencë.

adelina tahiri

Sondazh

Poll