Art&Argëtim

Ylli i Hollivudit Glen Powell ndahet nga e dashura/ Në një lidhje me kolegen Sydney Sweeney?

Dy yjet e Hollivudit, Sydney Sweeney dhe Glen Powell kanë nxitur aludimet e fansave për një lidhje të mundshme, pas ndarjes së këtij të fundit nga e dashura.

28 Prill 2023, 14:21 Nga a.d
Ylli i Hollivudit Glen Powell ndahet nga e dashura/ Në një lidhje me
Glen Powell dhe Sydney Sweeney

SHBA-Sydney Sweeney, e njohur si Cassie e Euphoria-as, ka nisur xhirimet për filmin më të ri rom-com ‘Anyone but you’ bashkë me aktorin Glen Powell.  Xhirimet për filmin filluan në shkurt të këtij viti në Sidney, Australi, dhe dyshja simpatike e aktorëve janë parë duke xhiruar disa skena bashkë, ku në njërën prej tyre, kanë shkëmbyer një puthje pasionante.

Gjatë këtyre muajve, pasi  cilësuan si ‘Dyshja e yjeve më e ndjekur’ nga ‘Deadline’, Sydney dhe Glen kanë postuar vazhdimisht së bashku në rrjetet sociale, ku shihen duke kaluar një kohë mjaft të mirë edhe jashtë xhirimeve.  Në muajt mars dhe prill dy kolegët kanë postuar foto ku duken më të afërt se dy kolegë të thjeshtë. Si fillim në një vizitë në kopshtin zoologjik dhe më pas në një tur përreth Sidnit, dyshja ka bërë fansat të dyshojnë për marrëdhënien e tyre.

Për vite me rradhë, industria e filmit ka dëshmuar se dyshet që dashurohen në film, kanë tendencën të dashurohen edhe në jetën reale. Ka ndodhur me Brad Pitt & Angelina Jolie, Blake Lively & Ryan Reynolds, Ben Affleck & Jennifer Lopez e shumë të tjerë. A mund të jetë duke ndodhur e njëjta situatë me Sweeney dhe Powell? Kimia që kanë me njëri tjetrin mund të shpjegohet edhe si një strategji shumë e mirë marketingu, edhe pse ngjarjet që kanë ndodhur më pas, mund të vërtetojnë të kundërtën.

Në fillim të xhirimeve të dy kolegët ishin në një lidhje, por Gigi Paris, e dashura e Glen Powell, ndaloi së ndjekuri Sydney-n në instagram, në mesin e githë kaosit të krijuar ditët e fundit në internet. Pa kaluar shumë kohë, vetëm dy ditë më parë Gigi njoftoi ndarjen e saj me Powell, duke i bërë 'unfollow' në instagram.  "Dijeni vlerën tuaj dhe kaloni te tjetri", shkruajti Gigi më 26 prill në postimin e saj.

Fansat kanë aluduar se publikimi i videos ku Sydney hidhet në krahët e Powell duke qeshur, ka qenë një faktor që ka ndikuar në ndarjen e tyre. Edhe pse, sipas nje burimi për revistën People, çifti ishte ndarë disa javë para se vidoeja të bëhej virale.

Marrëdhënia e dy yjeve mund të jetë një romancë e pashmangshme ose thjesht një metodë marketingu shumë e mirë, por me siguri që këto dyshime do ta ndryshojnë mënyrën se si do ta shohim ‘Anyone but you’. Mbetet për t’u parë nëse Sweeney dhe Powell do të japin një shpjegim për çështjen që ka marrë vëmendjen e fansave prej ditësh.

sydney sweeney glen powell anyone but you

Sondazh

Poll