Art&Argëtim

Pamela Anderson pozon sërish si “Baywatch” pas 30 vitesh

Linja do të quhet 'Frankie Bikinis' dhe do të publikohet më 4 maj.

28 Prill 2023, 21:43 Nga k.m.
Pamela Anderson pozon sërish si “Baywatch” pas 30 vitesh
Pamela Anderson

SHBA- Pamela Anderson veshi sërish kostumin e kuq të Baywatch pas 30 vitesh. Aktorja zgjodhi këtë mënyrë për të hedhur në treg koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës në Instagram, duke e bërë publikun nostalgjik për vitet '90.

Linja do të quhet 'Frankie Bikinis' dhe do të publikohet më 4 maj.

“Kam veshur rroba banje gjatë gjithë kohës, kam provuar gjithçka. Kështu që unë jam shumë e ditur kur bëhet fjalë për rrobat e banjës,”- tha Pamela Anderson për Vogue.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brianna Capozzi (@briannalcapozzi)

Aktorja ka ndarë një foto me miqtë e saj online në llogarinë personale në Instagram. Edhe pse ishte roli që përfundimisht e bëri të njohur në botë dhe e shpalli atë si "aktorja femër më seksi", Pamela Anderson fillimisht nuk donte të luante CJ. Ajo ka treguat se i ka thënë “jo” 11 herë këtij roli. Arsyeja në fakt ishte se seti i xhirimit ishte... larg shtëpisë së saj.

pamela anderson

Sondazh

Poll