Art&Argëtim

25 vite bashkë, Cindy Crawford rrëfen publikisht dashurinë për bashkëshortin e saj

Cindy Crawford ka bërë një postim emocionues në Instagram me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj prej 25-vitesh, Rud Gerber.

29 Prill 2023, 15:39 Nga f.i
25 vite bashkë, Cindy Crawford rrëfen publikisht dashurinë
Rud Gerber dhe Cindy Crawford

SHBA- Ish-modelja e njohur Cindy Crawford ka bërë një postim emocionues në Instagram me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj prej 25-vitesh, Rud Gerber. Në imazhin e publikuar bashkëshorti i saj shihet duke shijuar diellin e ngrohtë buzë detit, madje ai duket më i ri se kurrë dhe këtë ja ve në dukje edhe Crawford me shkrimin e saj krahas fotos.

“Gëzuar ditëlindjen. Si vazhdon të bëhesh gjithnjë e më i ri çdo vit? Shpresoj që ky vit të jetë i mbushur me paqe, aventura dhe me shumë të qeshura! Ti e meriton! Të dua gjithmonë”,- ka shkruar ajo në foton e postuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cindy Crawford (@cindycrawford)

Pak kohë më parë, ish-modelja foli për martesën tradicionale me bashkëshortin, por edhe rolet e veçanta që secili ka në shtëpi. Megjithatë, ajo për të cilën ata krenohen është se çifti arritën të rrënjosnin vlera dhe morale të forta tek fëmijët e tyre duke folur herët me ta për disa gjëra.

cindy crawford

Sondazh

Poll