Art&Argëtim

Çifti në krizë, ja sa do t’i “kushtojë” Cristiano Ronaldos ndarja nga Georgina Rodriguez

Nëse ndodh ndarja, Cristiano Ronaldo mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro. Këto para korrespondojnë me 35 për qind të pasurisë së Ronaldos.

29 Prill 2023, 14:43 Nga f.i
Çifti në krizë, ja sa do t’i “kushtojë”
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

ARABI SAUDITE- Një krizë në marrëdhënien mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez është “vërejtur” nga shtypi ndërkombëtar dhe reagime kanë ardhur edhe nga partnerja e futbollistit, e cila i ka mohuar thashethemet. Mediat e huaja shkruajnë se nëse ndodh ndarja, Cristiano mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro.

Bazuara në mediat spanjolle, u tha se Ronaldo ishte lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë, nga e cila nuk po del dot. Ylli portugez në një nga intervistat e tij është shprehur i shqetësuar nga pazaret e vazhdueshme e tepër të kushtueshme nga Georgina dhe kjo e ka thelluar më tej problemin mes tyre.

“Georgina e kalon gjithmonë ditën në qendra tregtare. Ajo shpenzon, shpenzon dhe shpenzon, nuk bën asgjë tjetër”,- është shprehur në një intervistë televizive disa kohë më parë Ronaldo.

 Nëse ndodh ndarja, Cristiano Ronaldo mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro. Këto para korrespondojnë me 35 për qind të pasurisë së Ronaldos. Rodriguez, duket se ka sakrifikuar shumë për të mbajtur lidhjen e saj me Ronaldon, duke përfshirë edhe faktin se ajo e ka ndjekur portugezin kudo ku ka shkuar.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë një vajzë, Bella, e cila lindi vitin e kaluar, si dhe një vajzë 5-vjeçare, Alana. Përveç kësaj, Ronaldo ka një djalë 12-vjeçar të quajtur Cristiano Jr., i cili ka lindur para lidhjes së tij me Rodriguez, dhe binjakët 5-vjeçarë Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate. 

cristiano ronaldo georgina rodriguez

Sondazh

Poll