Art&Argëtim

U plotësohet dëshira fansave, Harry Styles jep përgjigjen e dyshimtë! A do të rikthehen 'One Direction'?

I ftuar në emisionin 'The Late Late Show With james Corden', Styles u vë përballë një sfide ku duhet t'iu përgjigjej disa pyetjeve.

28 Prill 2023, 22:06 Nga a.l
U plotësohet dëshira fansave, Harry Styles jep përgjigjen e
One Direction

SHBA- Do të kthehen apo jo? Kjo është pyetja që po i mundon fansat e grupit historik të muzikës pop 'One Direction'. Megjithatë duket se një nga ish-anëtarët, këngëtari i njohur Harry Styles ka shuar heshtjen duke ndezur edhe njëherë dyshimet për rikthimin e grupit të famshëm. I ftuar në emisionin 'The Late Late Show With james Corden', Styles u vë përballë një sfide ku duhet t'iu përgjigjej disa pyetjeve dhe njëra prej tyre ishte padyshim 'A do të ketë një ribashkim të grupit 'One Direction'? Dhe përgjigja e Harry-t ishte: Kurrë mos thuaj kurrë!  Duke lënë të nënkuptuar se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt ose jo. 

Kam frikë se kjo s’është një pyetje që do përgjigje po ose jo. Mendoj se duhet të them “kurrë mos thuaj kurrë”. Nëse do të ketë një moment kur do të duam të ribashkohemi, nuk shoh ndonjë arsye pse të mos e bëjmë”, tha ai.

‘One Direction’, i përbërë nga Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayn Malik ka qenë një prej grupeve të preferuara të shumë fansave në të gijithë botën. Fatkeqësisht, ata njoftuan se do të ndalonin për një periudhë të pacaktuar bashkëpunimin në vitin 2015, kur Zayn vendosi të shkëputej nga grupi.

one direction

Sondazh

Poll