Art&Argëtim

Rihanna merr rolin si Smurfeta në filmin vizatimor 'Pufët'

Rihanna merr një tjetër rol si dubluese me prodhimin e versionit live-action të filmit për fëmijë, 'The Smurfs'.

28 Prill 2023, 15:04 Nga a.d

Rihanna merr rolin si Smurfeta në filmin vizatimor 'Pufët'

SHBA- Pavarësisht kërkesave të shumta të fansave që Rihanna t’i rikthehet muzikës, duket se ylli botëror ka projekte të tjera me të cilat duhet të merret.

Rihanna është tashmë zyrtarisht zëri i Smurfetës, personazhit të vetëm vajzë në filmin e njohur për fëmijë ‘The Smurfs' (Pufët). Filmi i ri live-action do të jetë një prodhim i Paramount Animations, dhe njoftimi për rolin e Rihanës u bë nga vetë ajo të enjten, në CinemaCon, konventa e përvitshme që mbahet në Las Vegas, për prodhuesit e filmave.

 “U përpoqa të merrja rolin e Babit Puf, por nuk funksionoi', tha ajo duke qeshur.  Ajo do të jetë gjithashtu producente dhe do të shkruajë dhe regjistrojë këngë origjinale për filmin, i cili është planifikuar të dalë në kinema më 14 shkurt të vitit 2025.

Gjatë eventit, ajo u shfaq e veshur e gjitha në blu, duke u përshatur paksa dhe me personazhin që do të luajë. Kjo do jetë hera e dytë që Rihanna punon si dubluese pasi në vitin 2015 ajo pati rolin e Gratuity Tip Tucci në filmin e animuar ‘Home’.

Rihanna merr rolin si Smurfeta në filmin vizatimor 'Pufët'
Rihanna në CinemaCon, Las Vegas

rihanna the smurfs

Sondazh

Poll