Sport

Polemika mes futbollisteve me FIFA-n: "M’i shfryni..."

“Kam bërë shiritin e kokës, gërshetin, tatuazhin në qafë, vetullat e shkulura shumë dhe dikush madje më ka bërë bust!”, publikoi Sydney Leroux.

29 Prill 2023, 13:59 Nga DOSJA
Polemika mes futbollisteve me FIFA-n: "M’i shfryni..."

SHBA - Polemika e hidhur mes figurave kryesore të futbollit të femrave dhe FIFA-s. Tashmë ka disa lojtarë që kanë shpërthyer kundër organit më të lartë qeverisës në botë për futbollin si pasojë e imazheve që kanë përdorur për të promovuar FIFA 23, në të cilat ndihen të objektivizuar. Pas disa kritikave fillestare për shkak të rastësisë së vogël mes protagonistëve dhe “avatarëve” të tyre, kjo polemikë e re ka dalë në dritë.

Shumë lojtarë femra kanë shprehur shqetësimin e tyre me videolojën popullore të simulimit të futbollit të zhvilluar nga EA Sports. Pas përfshirjes së Ligës së Kampionëve për femra dhe NWSL, ligës së Amerikës së Veriut, në videolojë, ka disa futbolliste që kanë kritikuar imazhin e përdorur prej tyre. 

Kështu, futbollistët si Caprice Dydasco, Katie Stengel apo Sydney Leroux kanë shpërthyer kundër modeleve 3D që i përfaqësojnë. Avatarët e tyre janë vërtet të ekzagjeruar.

“Ju do të trembni fëmijët e mi”, ka publikuar Sydney Leroux. “Kam pasur shiritin e kokës, gërshetin, tatuazhin në qafë, vetullat e shkulura shumë dhe dikush madje më ka bërë bust! Shfryji pak cicat dhe më vendos në një uniformë tjetër”.

Madison Hammond ka vazhduar në të njëjtën mënyrë duke thënë se “nëse dikush është, siç e kuptoj unë, Madison Hammond #99 nga Angel City. Thjesht nuk jam unë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll