Sport

Cikalleshi shndërohet në heroin e Al Khalej, shënon dopietën e rradhës!

Falë kësaj dopiete, Cikalleshi u ngjit në kuotën e 10 golave me skuadrën e AL-Khaleej për këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Një ecuri mjaft e mirë kjo për 32-vjeçarin që kërkon të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria.

29 Prill 2023, 13:45 Nga DOSJA
Cikalleshi shndërohet në heroin e Al Khalej, shënon dopietën

ARABI SAUDITE - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është kthyer sërish në protagonist me skuadrën e tij, Al-Khalej në sfidën kundër Al-Feiha në Superligën e Arabisë Saudite.

Në minutën e 23’, kavajasi shndërroi në gol një penallti, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, me rezultatin që vazhdon të qëndrojë 0-1.



Cikalleshi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 67-të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Al Khalej.


Falë kësaj dopiete, Cikalleshi u ngjit në kuotën e 10 golave me skuadrën e AL-Khaleej për këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Një ecuri mjaft e mirë kjo për 32-vjeçarin që kërkon të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll