Sport

SKANDAL! Presidenti Gjoza “privatizon” peshëngritjen. Nuk lejon shefin e klubit Teuta të marri pjesë në Asamblenë e Federatës… (video)

Presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza ka përjashtuar drejtorin e klubit shumësportesh Teuta, Kreshnik Leka dhe nuk e lejon të marrë pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Peshëngritjes

29 Prill 2023, 12:55 Nga DOSJA

SKANDAL! Presidenti Gjoza “privatizon” peshëngritjen. Nuk lejon

DURRES - Ka shpërthyer skandali në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Mësohet, se kjo Asamble është zhvilluar për të përjashtuar klubin e Teutës dhe Kamëz dhe për më tepër, është mbledhur vetëm me një mesazh në Whatsapp.

Ky vendim arbitrar vjen, pasi presidenti i klubit të Kamzës, Dashamir Çajka, publikoi një foto skandaloze të presidentit Gjoza, i cili i kishte dërguar një mesazh ish-punonjëses së FSHP-së, se çfarë ngjyre i donte të brendshmet.

Kur mblidhet Asambleja e Jashtëzakonshme sipas statutit duhet njoftohen klubet një muaj përpara me shkresë zyrtare dhe iu vihet në dije edhe rendi i ditës se për çfarë duhet të diskutojnë. Gjithashtu duhet të vihet në dijeni edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Asambleja e jashtëzakonshme mblidhet me miratimin e 1/3 të anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Elez Gjoza ka shkelur statutin që kur u rigjodh në dhjetor të 2020. Që ne fillim të marrjes së mandatit, shkarkoi dy anëtar me vendim të Komitetit Drejtues. Kjo është shkelje e statutit të FSHP-së, sepse çdo shkarkim ose emërim duhet të bëhet me votë nga përfaqësues të asamblesë.

Rezultatit i votimit pasi miratohet në gjykatë, i dergohet me shkresë edhe ministrisë së arsimit dhe sportit, gjë qe nuk ka ndodhur. Të njëjtën shkelje Elez Gjoza e bëri edhe në prill duke shkarkuar drejtorin e klubit Teuta, Keshnik Leka dhe nuk e lejoi të futej në Asamble.

 

Sondazh

Poll