Sport

Ja cilët janë lojtarët më të vlerësuar në 5 ligat e mëdha europiane!

Me vetëm pak ndeshje para përfundimit të sezonit 2022-23, Sofascore ka gjetur dhjetë futbollistët e shquar dhe më të vlerësuar në Premier League, Ligue 1, Bundesliga, La Liga dhe Serie A.

29 Prill 2023, 13:38 Nga DOSJA
Ja cilët janë lojtarët më të vlerësuar në 5

ANGLI - Një tjetër sezon futbollistik plot aksion, lojëra emocionuese dhe interesim intensiv deri në përfundimin e ndeshjeve të fundit. Cilët ishin lojtarët e shquar në fushat e pesë ligave më të mira të Evropës për sezonin 2022-23 dhe kishin vlerësimet më të larta?

Mund të ndodhë që në disa liga beteja për titullin të jetë tashmë e përfunduar, megjithatë në shumë liga evropiane të futbollit tensioni arrin limitin para finales së tyre. Me vetëm pak ndeshje para përfundimit të sezonit 2022-23, Sofascore ka gjetur dhjetë futbollistët e shquar dhe më të vlerësuar në Premier League, Ligue 1, Bundesliga, La Liga dhe Serie A.

Në vendin e dhjetë me një vlerësim mesatar prej 7.48 është ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, i cili ishte një nga lojtarët më të spikatur për Djajtë e Kuq në sezonin e parë të Erik ten Haag në Old Trafford. Ylli i Romës, Paulo Dybala, u rendit i nënti me një vlerësim prej 7.50, i ndjekur nga mesfushori i Lille, Remi Campella në vendin e tetë me një vlerësim prej 7.57.

Më pas në listë është mbrojtësi holandez i Toulouse, Branco Van den Bumen, i cili doli i shtati me një rezultat mbresëlënës prej 7.59. Në vendin e 6-të është futbollisti i Atletico Madridit, Antoine Griezmann me rezultatin 7.62.

Pesë të parët

Mbrojtësi i krahut të Newcastle, Kieran Trippier hap pesëshen e parë me rezultatin 7.65, duke mposhtur me vështirësi Joshua Kimmich të Bayern Munich në vendin e katërt, i cili ka një rezultat 7.67. Lojtari i përfaqësueses angleze i Newcastle deri më tani ka bërë 40 paraqitje në të gjitha garat, ka shpërndarë nëntë asiste, ndërsa ka shënuar një gol. Nga ana e tij, Kimmich deri më tani ka bërë 42 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë nëntë asiste.

Në vendin e tretë është ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, i cili ka notën 7.69. 31-vjeçari ka bërë 29 paraqitje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain deri më tani këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 17 asistime. Në vend të dytë është “maestro” belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne pas një tjetër sezoni mahnitës me rezultatin 7.79. Kapiteni i “qytetarëve” deri më tani ka luajtur në 42 ndeshje për të gjitha garat me fanellën e Cityt, ka dhënë 27 asistime, ndërsa nëntë herë i ka “përgjakur” rrjetat kundërshtare.

Nr 1 me diferencë të madhe

Lojtari më i vlerësuar për sezonin 22/23 deri më tani është superylli argjentinas Lionel Messi me një vlerësim mbresëlënës prej 8.20, shumë më lart se pjesa tjetër e futbollistëve në listë. Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për Messin deri më tani, pasi ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, ndërsa ai ka bërë 36 paraqitje për Paris Saint-Germain në të gjitha garat deri më tani, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 19 asistime. Edhe pse ecuria e skuadrës së tij ka qenë zhgënjyese në Ligën e Kampionëve, brenda vendit ata janë në krye të Ligue 1 dhe +8 pas Marsejës së dytë me gjashtë ndeshje para.

Lista e dhjetë futbollistëve më të vlerësuar në top pesë ligat evropiane për sezonin 2022/23.

1.    Lionel Messi (Paris Saint Germain) - 8.20

2.    Kevin De Bruyne (Manchester City) - 7.79

3.    Neymar (Paris Saint-Germain) - 7.69

4.    Joshua Kimmich (Bayern Munich) - 7.67

5.    Kieran Trippier (Newcastle) - 7.65

6.    Antoine Griezmann (Atletico Madrid) - 7.62

7.    Branco Van de Boumen (Tulouse) - 7.59

8.    Remy Campbell (Lille) - 7.57

9.    Paulo Dybala (Roma) - 7.50

10.           Bruno Fernandes (Manchester United) - 7.48

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll