Sport

Leo Messi në pritje të 'OK' të La Ligës për t'u kthyer në Barcelonë…

Në Katalonjë presin marrëveshjen e Barcelonës me La Ligën, për rikthimin e madh të Messit! Këtë gjë pret edhe superyllin argjentinas, në një kohë kur ‘blaugranët’ janë të vendosur të mos heqin dorë nga përpjekjet e tyre për marrëveshjen e madhe.

29 Prill 2023, 12:20 Nga DOSJA
Leo Messi në pritje të 'OK' të La Ligës për

SPANJE - Në Barcelonë, këtë verë, kanë vetëm një synim: të shohin sërish Lionel Messin në fanelën e skuadrës. Dy vitet që kaloi në Paris, katalanasit duan t'i fshijnë dhe ta bëjnë superyllin argjentinas të kthehet në shtëpi për të mbyllur karrierën e tij legjendare atje.

Aktualisht, problemet financiare të klubit kanë bërë që La Liga të refuzojë planin e drejtuesve të klubit për të përfunduar transferimin. Madje, te Barcelona synojnë të bëjnë një muze për Messin, për të siguruar burimet e nevojshme financiare dhe për të përfunduar marrëveshjen.

Sipas gazetarit, Cesar Luis Merlo, në Barcelonë nuk do të ndalen së luftuari për arritjen e marrëveshjes, duke qenë të vendosur për t'i dërguar propozime autoritetit organizator të ligës spanjole, derisa të besojnë se kontrata e Messit mund të futet në xhepin e katalanasve.

Nga ana tjetër, duke theksuar se edhe argjentinasi dëshiron të rikthehet, ai nuk po shikon paratë dhe e vetmja gjë që pret, është që Barcelona ta gjejnë gjuhën e përbashkët me La Ligën dhe të kalohet në procedurën e nënshkrimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll