Art&Argëtim

Një mesazh pa fjalë! Vëllai përlot aktoren e “Al Pazar” me një surprizë që i kujtoi babain e ndjerë

1 Tetor 2019, 09:24 Nga DOSJA
Një mesazh pa fjalë! Vëllai përlot aktoren e “Al

TIRANË– Aktorja, Xheni Hallulli e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” është emocionuar dhe ka shpërthyer në lot, pas surprizës së përgatitur nga vëllai i saj. Gjatë intervistës, aktorja e “Al Pazar” ka folur për babain e saj të ndjerë dhe kujtimet më të shtrenjta që ka me të.

Në një moment, Xheni është përlotur, pasi në ekran ka dalë vëllai i saj, i cili i ka përcjellë një mesazh pa fjalë. Me violinën në duar, vëllai i aktorit ka luajtur një nga këngët e babait e tyre, këngëtarit të ndjerë, Kasma Hallullit.

“Është këngë që e ka kënduar babi im, është “Ç’i kam hyp vaporrit””– është shprehur aktorja, gjatë momentit emocional.

Mes lotësh, Xheni Hallulli ka treguar se u përlot jo vetëm se ishte një pjesë me violinë, por kjo kolonë zanore ishte e babait të saj, dikur këngëtar i njohur.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktorja e al pazar perlotet aktorja xheni hallulli aktorja e al pazar perlotet aktorja xheni hallulli

Sondazh

Poll