Art&Argëtim

Kur e ke ne plan të martohesh? 28-vjeçari vret komshien e tij pasi e pyeste gati çdo ditë

1 Tetor 2019, 09:24 Nga DOSJA
Kur e ke ne plan të martohesh? 28-vjeçari vret komshien e tij pasi e

INDONEZI – Faiz Nurdin, u arrestua nga policia indoneziane për vrasjen e një gruaje 32-vjeçare e cila ishte edhe shtatëzanë.

Faiz, 28 vjeç gjatë pyetjes nga policia u shpreh se gati çdo ditë, gruaja e cila jetonte në shtëpinë ngjitur me të, e pyeste nëse kishte ndërmend të martohej, dhe se kur do të ndodhte kjo.

“Të gjithë njerëzit janë duke u martuar, vetëm ti ke ngelur pa martuar. Po pse nuk martohesh vallë?”

Mesa duket 28-vjeçari nuk e ka marrë edhe aq për mirë shqetësimin e komshies së tij, pasi një ditë, kur i kishte ardhur  në majë të hundës, ai ka shkuar në shtëpinë e saj, dhe i ka marrë asaj jetën duke e mbytyr me duart e tij.

Dëshmitarët okularë, thanë se ditën e ngjarjes, Faiz ishte ulur në oborrin e shtëpisë së tij dhe po tymoste një cigare, kur 32-vjeçarja i kaloi afër dhe vendosi t’i fliste.

Ky ka qenë dhe momenti që Faiz ka hartuar planin e tij djallëzor, pasi po atë mbrëmje ai ka shkuar tek shtëpia e saj, e ka shtyrë atë mbi krevat, i ka vënë duart në qafë, dhe e ka vrarë.

Burimi: Elite readers.

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete faiz nurdin indonezi martesa vrasje faiz nurdin indonezi martesa vrasje

Sondazh

Poll