Sport

Ndryshe nga shokët, Kim Min-jae pa pushime verore! Do të kryejë shërbimin e detyrueshën ushtarak në Korenë e Jugut...

Ndërsa kolegët do të shijojnë një pushim në mjedise parajsore... Son Heung-min i Tottenhamit, e ka përfunduar tashmë të njëjtën procedurë në vitin 2020.

28 Prill 2023, 22:02 Nga DOSJA

Ndryshe nga shokët, Kim Min-jae pa pushime verore! Do të kryejë

ITALI - Mbrojtësi koreano-jugor Kim Min-jae po përgatitet të përjetojë një fund disi ndryshe të sezonit. Pranë kurorëzimit kampion me Napolin, Min-jae sigurisht që do të mendonte të ndiqte hapat e shokëve të skuadrës dhe të shkonte drejt një pushimi të merituar në ndonjë destinacion parajsor, por realiteti do të jetë ndryshe. 

Duke qenë se ai nuk e ka kryer ende shërbimin e detyrueshëm ushtarak, mbrojtësi 26-vjeçar do të duhet të udhëtojë në vendin e tij sapo të përfundojë sezoni për të kryer një periudhë trajnimi bazë ushtarak për tre javë, midis muajve qershor dhe në fund të korrikut.

Ndryshe nga shokët, Kim Min-jae pa pushime verore! Do të kryejë

Duhet theksuar se Kim do të zhvillojë një periudhë të reduktuar stërvitore, pasi në vitin 2018, pasi fitoi Lojërat Aziatike, ai mori një autorizim të jashtëzakonshëm për të mos zbatuar programin e plotë, si të gjithë lojtarët e tjerë të kombëtares së Koresë së Jugut. Njëri prej tyre, Son Heung-min i Tottenhamit, e ka përfunduar tashmë të njëjtën procedurë në vitin 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll