Sport

Kylian Mbappe dëshiron t'i bëjë të gjitha te PSG! Ylli francez “kthehet” edhe në drejtor sportiv te kampionët e Parisit…

Sulmuesi i PSG-së dëshiron të bindë Randal Kolo Muani, sulmuesin 24-vjeçar të Eintracht Frankfurt dhe bashkëlojtarin e tij në kombëtaren e Francës, të nënshkruajë me Paris Saint-Germain këtë verë.

28 Prill 2023, 21:00 Nga DOSJA

Kylian Mbappe dëshiron t'i bëjë të gjitha te PSG! Ylli

FRANCE - Kur Kylian Mbappe nënshkroi një zgjatje të kontratës me PSG-në verën e kaluar, shumë bënë shaka, duke u shprehur se ai kishte kërkuar që të kishte të drejtën për t'u përfshirë në mënyrë aktive edhe në politikën e transferimeve të klubit në Parc des Princes.

Në rrjetet sociale, fansat e imagjinuan yllin francez 24-vjeçar edhe në postin e drejtorit sportiv të kampionëve francezë, duke përcaktuar se kush largohet dhe kush vjen te PSG-ja. Mirëpo, tani këto shaka mesa duket kanë tendencë të kthehen ngadalë në realitet.

Kjo për shkak, se gazetari gjerman i Bild, Christian Falk, ka zbuluar se Mbappe aktualisht është duke punuar për “bombën” e tij të parë të transferimit, duke qëndruar brenda konteksit qesharak të mësipërm.

Kylian Mbappe dëshiron t'i bëjë të gjitha te PSG! Ylli

Sulmuesi i PSG-së dëshiron të bindë Randal Kolo Muani, sulmuesin 24-vjeçar të Eintracht Frankfurt dhe bashkëlojtarin e tij në kombëtaren e Francës, të nënshkruajë me Paris Saint-Germain këtë verë.

“Kylian Mbappe dëshiron ta bindë Kolo Muanin të shkojë në Paris. Dy lojtarët po diskutojnë një transferim të mundshëm”,- ka shkruar Christian Falk në Twitter.

Informacioni i gazetari gjerman, që mbulon kryesisht Bayern Munich në Bild, shprehet kështu, pasi dhe gjigantët bavarez janë gjithashtu të interesuar për transferimin e sulmuesit francez, i cili ka kontratë me Eintracht Frankfurt deri në qershor të vitit 2027.

Kylian Mbappe dëshiron t'i bëjë të gjitha te PSG! Ylli

Mbappe tregoi vlerësimin e tij për Kolo Muanin menjëherë pas finales së Botërorit “Katar 2022”, teksa e mbrojti bashkëlojtarin e tij dhe tha se nuk kishte asgjë për t'u ankuar.

“Të them të drejtën, nuk kam asgjë për të ankuar. Është e qartë se ai është një sulmues që ofron shumë për lojën tonë, ai është gjithashtu i aftë për lojë pozicionale dhe kundërsulme.

Ai është një sulmues teknik, i cili sjell shumë energji dhe ka një kapacitet mbresëlënës përpjekjeje. Për ekipin, ai është një armë e re në arsenalin tonë,”- tha Kylian Mbappe në fund të marsit, cituar nga Foot Mercato.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll