Sport

Mbrojtësi trazon “ujërat” te Man.United: "Solskjaer më tha se duhej ta fuste Maguire në lojë për shkak të 80 milionëve"...

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo bëri një zbulim që “ngriti” një debat në ishull, sipas të cilit, Harry Maguire luan si titullar në skuadër për shkak të... kostos së tij.

28 Prill 2023, 18:14 Nga DOSJA
Mbrojtësi trazon “ujërat” te Man.United: "Solskjaer

ANGLI - Kështu është shprehur Marcos Rojo! Ish-lojtari argjentinas, i cili kaloi gjashtë vjet në “Old Trafford”, duket se ka patur një ankesë për vitet e tij të fundit te Manchester United, që përkon me ardhjen e Harry Maguire në radhët e “Djajve të Kuq”.

Mbrojtësi i Boca Juniors, duke folur për Tyc Sports, kujtoi periudhën specifike dhe zbuloi arsyen, pse Ole Gunnar Solskjaer preferoi të aktivizonte anglezin përpara tij, duke bërë përshtypje në Angli.

“Në vitin 2019 isha shumë mirë në Angli, po luaja në Europa League, por isha shumë i zemëruar me trajnerin sepse ai vendosi të aktivizonte Maguire dhe jo mua. 

Një ditë shkova në zyrën e Solskjaer dhe i thashë se ishte gabim që nuk po luaja. Ai më tha se Maguire duhej të luante pa marrë parasysh se çfarë, sepse ata kishin dhënë kaq shumë para për të”,- ka treguar fillimisht Rojo.

“Çdo javë ai bënte gabime të mëdha dhe unë i thashë Solskjaerit: “Ti je një njeri i keq, nuk mund të mos më aktivizosh mua. Fatmirësisht tani luan Lisandro Martinez dhe jo Maguire”, shtoi ai më pas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll