Sport

Jeta e panjohur rozë e “Special One”! E dashura e Mourinhos tregon jetën intime dhe zbulon se si ishte portugezi në shtrat...

Një numër i madh futbollistësh dhe trajnerësh u përballën me probleme private me të dashuruarat e tyre. Një prej tyre është edhe Jose Mourinho.

28 Prill 2023, 19:19 Nga DOSJA

Jeta e panjohur rozë e “Special One”! E dashura e Mourinhos

ITALI - Edhe pse portugezit Jose Mourinho, aktualisht trajneri i Romës, i pëlqen më së shumti të flasë për bashkëshorten e tij Matilda Faria, me të cilën është i martuar që nga viti 1989, ai ka pasur prova të rënda në të kaluarën. Sidomos kur bëhet fjalë për martesën e tyre.

Jeta e panjohur rozë e “Special One”! E dashura e Mourinhos

Ndërsa ishte ende një trajner i panjohur dhe punonte në klubin Leiria, Jose Mourinho pati një lidhje me një grua të quajtur, Elsa Souza. Ai u dashurua me të dhe ua prezantoi edhe futbollistëve të tij si bashkëshorten e tij.

Se sa do të thoshte Elsa për të, tregon më së miri fakti se Mourinho mori oferta nga Porto dhe Benfica në të njëjtën kohë. Ato ishin të barabarta financiarisht. Vendimin për të zgjedhur e mori Elsa. Ajo vendosi për Porton. Pjesa tjetër është histori.

Sot, Elsa Souza është pronare e një butiku mode dhe kujton romancën e tyre. “Ai gjithmonë më thoshte: ‘Unë jam Mourinho, unë jam “I veçanti”, unë jam Zoti’. Më pëlqente arroganca e tij. Kjo ishte ajo që më tërhoqi fillimisht vëmendjen. Besimi i tij ishte shumë tërheqës. Ai kënaqej duke më ushqyer me biskota me çokollatë. Teksa bënim dashuri dhe ai po më kënaqte, luante hitin e Bryan Adams: “Everything I Do, I Do It for You”, - kujtoi Elza.

Jeta e panjohur rozë e “Special One”! E dashura e Mourinhos

Jose Mourinho i tha të dashurës së tij se do të divorcohej nga gruaja e tij, Matilda. “Ai nuk mbante unazë martese... Dhe nuk kisha pse të dyshoja për gjithçka që më thonte. Ai më tha se do të divorcohej nga gruaja e tij, sepse nuk ishte i lumtur me të. Isha i sigurt se po thoshte të vërtetën”.

Por Jose Mourinho e ka zhgënjyer të dashurpn e tij. Pas disa kohësh ajo zbuloi se trajneri i Portos nuk donte të linte gruan dhe fëmijët, ndaj i dha një ultimatum. Ai duhej të zgjidhte dhe Mourinho vendosi për gruan e tij, Matildën, e cila e mori vesh këtë lidhje vetëm disa vite më vonë.

Jeta e panjohur rozë e “Special One”! E dashura e Mourinhos

Ajo e fali, por Mourinho nuk pushoi së tradhëtuari. Ai i donte punët. Katër vite më parë, ai u fotografua duke pushuar në plazh në shoqërinë e 41-vjeçares Prue Carter-Robinson, me të cilën dyshohet se është në lidhje që nga viti 2010. Tabloidët anglezë ishin plot me foto të Mourinhos dhe të dashurës së tij bionde angleze, e cila e ka shoqëruar prej vitesh në udhëtime ekzotike nëpër botë.

Jeta e panjohur rozë e “Special One”! E dashura e Mourinhos

Para kësaj, në vitin 2010, një grua keniane e quajtur Lelesit Silvan pretendoi se kishte një lidhje me Jose Mourinhon. Ajo tregoi se ata janë takuar gjatë qëndrimit të portugezit në Diani të Kenias, madje kanë shkuar në udhëtime të shumta në Poloni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll