Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës, KQZ nuk certifikon rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviç

Kryetari Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) nuk është parashtruar asnjë ankesë e për rrjedhojë janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit.

28 Prill 2023, 13:57 Nga F.M
Zgjedhjet në veri të Kosovës, KQZ nuk certifikon rezultatin e
KQZ Kosovë

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviç. Mediat e Kosovës shkruajnë se e kundërta ka ndodhur me listën me kandidatët për asamble të Zveçanit. Këta të fundit kanë marrë votat e mjaftueshme dhe është certifikuar.

Kryetari Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) nuk është parashtruar asnjë ankesë e për rrjedhojë janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit.

“Ne kemi kërkuar nga PZAP nëse ka pasur ndonjë ankesë brenda 24 orëve të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Nga PZAP na kanë njoftuar se nuk ka parashtruar askush ankesë. Janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve,”- ka thënë ai.

Zgjedhjet në veri të Mitrovicës dhe Leposaviç u zhvilluan më 23 prill. Fituese rezultoi të ishte Lëvizja Vetëvendosje, përveç zonave si Zveçan e Zubin Potok ku dominoi Partia Demokratike e Kosovës.

kqz kosove zgjedhjet ne veri

Sondazh

Poll