Bota

PAMJE tmerruese nga spitali në Zagreb/ Të vdekurit po dekompozohen, të shtrirë në dysheme njëri mbi tjetrin, erë e padurueshme në zonë

Portali thekson se administrata e atij spitali nuk e mohon videon, por thotë se për shkak të numrit të pamjaftueshëm të frigoriferëve, trupat e personave duhet të qëndrojnë përkohësisht në morg deri në lirimin e hapësirës.

28 Prill 2023, 13:31 Nga A.B
PAMJE tmerruese nga spitali në Zagreb/ Të vdekurit po dekompozohen,
Spitali

KROACI- Ministria e Shëndetësisë e Kroacisë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me personat e vdekur që janë zbuluar në Institutin e Patologjisë në Sveti Duh dhe konfirmoi se është jashtëzakonisht çnjerëzore. 

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë erdhi pasi portali kroat Index publikoi një video ku tregohej se trupat e personave të pajetë ishin vendosur në dyshemenë e morgut në spitalin Sveti Duh. 

PAMJE tmerruese nga spitali në Zagreb/ Të vdekurit po dekompozohen,

Videoja tronditi opinionin dhe sipas tyre bëhet fjalë për shtatë trupa të pajetë të shtrirë në dyshemenë e Departamentit të Patologjisë të atij spitali, ndërsa të paktën katër të mbuluar nga një çarçaf ndodhen të shtrirë në karrocat e transportit të spitalit.

Në video shfaqen edhe frigoriferë të mbyllur. Portali thekson se administrata e atij spitali nuk e mohon videon, por thotë se për shkak të numrit të pamjaftueshëm të frigoriferëve, trupat e personave duhet të qëndrojnë përkohësisht në morg deri në lirimin e hapësirës.

Ministria konfirmoi se tashmë ka pranuar ankesa për kushtet çnjerëzore të punës në atë institut, në të cilat thuhet se klimatizimi dhe ventilimi nuk funksionojnë për dy vite, duke rrezikuar shëndetin e kolegëve.

Vetëm dy muaj më parë ky spital ishte në kryefjalën e lajmeve pas vdekjes së dy pacientëve në urgjencën e tij. Pacientët vdiqën të shtrirë në karrocat e transportit në dhomën e pritjes.

spitali ne zagreb kroaci

Sondazh

Poll