Aktualitet

Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, shqiptari kërkon ulje dënimi

Avokati i Shaptafajt, Rishi Nathëani argumentoi se klienti i tij kishte marrë dënimin maksimal pavarësisht se kishte të drejtën e një zbritjeje për shkak të deklarimit të tij, paaftësisë dhe ndikimit të një dënimi me burg gjatë Covid-19.

28 Prill 2023, 09:35 Nga f.i
Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, shqiptari kërkon ulje
Osman Shaptafaj, Lindita Musai dhe Veton Musai

AUSTRALI- Osman Shaptafaj, shqiptari i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin në banesën e tyre në Australi, ka kërkuar ulje të dënimit. Osman Shaptafaj u dënua me dy burgime të përjetshme pasi u deklarua fajtor për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortit të saj, Veton Musai, shkruajnë mediat e huaja.

Avokati i Shaptafajt, Rishi Nathëani argumentoi se klienti i tij kishte marrë dënimin maksimal pavarësisht se kishte të drejtën e një zbritjeje për shkak të deklarimit të tij, paaftësisë dhe ndikimit të një dënimi me burg gjatë Covid-19. Edhe pse avokati ka kërkuar një dënim më të lehtë në Gjykatën e Apelit në Melburn, kjo gjë nuk u pranua nga Apeli.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit 2020 kur babai shqiptar Osman Shaptafaj qëlloi vajzën e tij 25 vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrin e tij Veton Musai, pasi mësoi për martesën e vajzës së tij të larguar nga shtëpia. Pasi i mori jetën dy të rinjve, Osmani më pas qëlloi edhe veten më të njëjtën armë por pa mundur që të ndërrojë jetë. Osman Shaptafaj është dënuar me dy burgime të përjetshme, një periudhë prej 35 vitesh.

osman shaptafaj

Sondazh

Poll