Prokuroria mohon akuzën për ryshfet ndaj shefit të Krimit Ekonomik: Nuk ka hetim për Erion Ismailin
Prokuroria bën me dije se nuk ka asnjë veprim hetimor për Ismailin apo një dosje në ngarkim të tij.
TIRANE- Prokuroria e Tiranës mohon zyrtarisht nisjen e një hetimi përkundër asaj që u raportua dje në media për shefin e Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili. Në një njoftim për mediat, Prokuroria bën me dije se nuk ka asnjë veprim hetimor për Ismailin apo një dosje në ngarkim të tij.
Reagimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S, F.Q dhe M.K. Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik.
Por çfarë u raportua dje? Disa televizione publikuan me ekskluzivitet lajmin se Erion Ismaili, shef i Sektorit të Krimit Ekonomik ishte nën hetim pas një denoncimi. Akuza lidhej me një denoncim ku pretendohej se ai kishte marrë 10 mijë euro ryshfet çdo muaj për të lejuar aktivitetin e paligjshëm të një call center-i me bursat mashtruese ndaj qytetarëve evropian. Call Center-i në fjalë ndodhej te "Rruga e Kosovarëve" dhe ishte kontrolluar nga Policia e Shtetit më 15 prill. Por në momentin kur policia ka bërë arrestimin e 3 personave,si Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj (zyrtar i lartë në UKT), vartësit komunikonin me Karajn. Në disa mesazhe, administratorët komunikonin me Karajn dhe ai iu thoshte që kishte dhënë ryshfet te Ismailaj., Por këto akuza nuk janë të vërteta deklaron sot Prokuroria./Dosja.al
Sondazh
Arrestimi i të riut për të zhdukurit në Sarandë, policia jep informacion: Ka dijeni për fatin e 'koçoles' dhe Sulovarit
Sarandë SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e të riut që dyshohet se ka dijeni pë...
Zhdukja e 'Koçoles' dhe e Sulovarit, arrestohet një 28-vjeçar, ende asnjë gjurmë nga të zhdukurit
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari SARANDË- Sofokli Baxheri, 28 vjeç, banues në Sarandë është vënë në pra...
Angli-Shqipëri-Greqi/ Zbardhen rolet e 3 britanikëve në vrasjen e Nikulajt, në Rinas i priti Edmond Haxhia. Harry pinte birra e luante bilardo
Ardian Nikulaj TIRANË- Lëvizjet e britanikëve dhe portugezit që akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ardian Ni...
Ç'po ndodh? Fotot i qarkullojnë në mediat shqiptare, portugezi reagon në Tik Tok: S'kam lidhje me vrasjen e Nikulajt! Fake News
Ruben Saraiva, foto e dalë nga Policia (majtas); Ruben Saraiva, foto nga rrjetet sociale (djathtas) TIRANË- Ruben Saraiva, portugezi që akuz...
Parashikimi i motit për sot, vendi përfshihet nga një valë e ngrohtë, temperaturat arrijnë në 25°C
moti TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Ra me biçikletë në greminë, ndërron jetë i mituri shqiptar në Greqi
GREQI- Një 14-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me biçikletë. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotm...
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Klodiana Lala: Të përfshirë në ngjarje, të tjerë shtetas shqiptarë, biznesmeni ruhej nga persona të armatosur
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulajt në 19 pr...
Sistemi i vizitave tek mjeku nuk punon, pacientja përfundon në urgjencë për shkak të sorollatjes
Foto ilustruese Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spitalin Rajonal të Fierit, pacientja përfundon në urgjenc&eum...
Sherr për një GRUA/ Plagoset shqiptari në Greqi, 37-vjeçari e godet me thikë pasi u bë XHELOZ
Policia GREQI- Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi. Dy personat janë përplasur për shkak të xhelozisë për një gr...
Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg
Projekti strategjik “Metrobosco”, i njohur si pylli orbital është pjesë e planit urbanistik Tirana 2030, përgatitur nga arkite...
