Aktualitet

E rëndë në Tropojë, dhunohet varri i Fatmir Haklajt, Zylfija: Edhe të vdekur ua keni frikën (FOTO)

Familja Haklaj asokohe u përfshi në një zinxhir përplasjesh dhe viktimash pas vrasjes së Sokol Haklajt te Ura e Milotit.

28 Prill 2023, 10:47 Nga f.g
E rëndë në Tropojë, dhunohet varri i Fatmir Haklajt,
Zylfije Haklaj dhe Fatmir Haklaj

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tropojë. Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj ka denoncuar se varri i Fatmirit është shkatërruar. Në një postim te llogaria "Haklajt e Tropojës" që menaxhohet prej saj, ajo shkruan se edhe të vdekur, vëllezërve të saj ua kanë frikën. 

“Ju po ngelshi tanë kohën në Kodër të varrezave tona se edhe të vdekur jau keni frikën a mos po çohen. Na e kena ditë që do t’i prishni dhe me qellim i kena punue me ditë të saktë kushë merret me këto punë. Hajrin ja pafshi punës”, shkruan ajo.

E rëndë në Tropojë, dhunohet varri i Fatmir Haklajt,
Varri i dhunuar

Kush është Fatmir Haklaj? Fatmir Haklaj, njëri nga djemtë e familjes Haklaj ka qenë drejtues i policisë së Tropojës në vitet 1997. Familja Haklaj asokohe u përfshi në një zinxhir përplasjesh dhe viktimash pas vrasjes së Sokol Haklajt te Ura e Milotit.

Sokoli ishte ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Kjo vrasje hapi sagën e vrasjeve të fisit Haklaj, për të pasuar më pas me ekzekutimin e djemve të tjerë si Shkëlqim Haklaj dhe kryefamiljarit, Muharrem Haklaj. Ndërkohë, më 4 gusht 1999, vriten në atentat, në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Tre muaj më pas vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit Haklaj nuk është ndalur me kaq. Më 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi me snajper i djalit tjetër, Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes Haklaj është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj./Dosja.al

zylfije haklaj familja haklaj haklajt e tropojes

Sondazh

Poll