Bota

LUFTA civile në Sudan/ OKB: Mbi 3,500 njerëz janë zhvendosur në Etiopi

Luftimet mes trupave sudaneze dhe paraushtarakëve shpërthyen më 15 prill, me qindra njerëz të vrarë, ndërsa civilët po vuajnë nga mungesa e madhe e ujit, ushqimit, ilaçeve dhe karburantit.

27 Prill 2023, 20:14 Nga a.l

 

LUFTA civile në Sudan/ OKB: Mbi 3,500 njerëz janë zhvendosur
Lufta në Sudan

 

SUDAN- Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin njofton se më shumë se 3,500 njerëz, duke përfshirë qindra shtetas turq, kanë mbërritur në Etiopi pasi u larguan nga luftimet e ashpra në Sudan.  Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se dhuna mund të detyrojë deri në 270,000 njerëz të kërkojnë strehim në Sudanin Jugor dhe Çad fqinjë, ndërsa të tjerët kanë ikur në Egjipt dhe Etiopi.

"Midis 21 prillit dhe 25 prillit, më shumë se 3,500 mbërritje janë regjistruar nga mbi 35 kombësi. Nga totali i mbërritjeve të regjistruara, grupi më i madh janë shtetasit turq me më shumë se 40 për qind, të ndjekur nga etiopianët me 14 për qind," tha Eric Mazango, oficer komunikimi për IOM në Etiopi, shkruajnë mediat e huaja. 

Luftimet mes trupave sudaneze dhe paraushtarakëve shpërthyen më 15 prill, me qindra njerëz të vrarë, ndërsa civilët po vuajnë nga mungesa e madhe e ujit, ushqimit, ilaçeve dhe karburantit.

"IOM Etiopia ka marrë disa kërkesa nga ambasadat për pritjen dhe ndihmën e transportit për rreth 700 shtetas të vendeve të treta që mbërrijnë në anën etiopiane të kufirit të Sudanit," tha Mazango.

Ai shtoi se zyrtarët e IOM-it po rregullonin transportin nga qyteti kufitar Metema në qytetet Gondar dhe Addis Abeba për të menaxhuar rritjen e mbërritjeve. 

sulme ne sudan

Sondazh

Poll