Bota

Ferit Hoxha në OKB: Daçiç i kërkon Kosovës të respektojë marrëveshjen e Ohrit, vetë bën të kundërtën

Hoxha ka thënë se është befasuar teksa ka dëgjuar diplomatin serb, Ivica Daçiç duke i bërë thirrje Kosovës që të respektojë marrëveshjen, ndërkohë që ai bën të kundërtën. 

27 Prill 2023, 18:56 Nga a.l
Ferit Hoxha në OKB: Daçiç i kërkon Kosovës të
Ferit Hoxha

KOSOVË- Përfaqësuesi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka thënë se sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet që Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Hoxha ka thënë se është befasuar teksa ka dëgjuar diplomatin serb, Ivica Daçiç duke i bërë thirrje Kosovës që të respektojë marrëveshjen, ndërkohë që ai bën të kundërtën. 

Sipas Nenit 4 të marrëveshjes së Ohrit thuhet se Serbia s’do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organiztat ndërkombëtare. Isha shumë i befasuar ta dëgjoj ministrin Dacic të thotë të kundërtën këtu edhe pse ai i bënte thirrje Kosovës që t’i përmbahet marrëveshjeve. Ne përshëndesim përfaqësuesin e BE-së, Borell, Lajcak, dhe Escobar për angazhimin e tyre. Marrëveshjet vlejnë nëse zbatohen”, ka thënë ai.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Hoxha ka thënë se Kosova i ka organizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe se i vjen keq që serbët nuk kanë marrë pjesë.

kosova ne okb ferit hoxha

Sondazh

Poll