Bota

Dëbimi me dhunë i fëmijëve nga Ukraina/ Këshilli i Evropës: Ky është genocid! Të merren urgjentisht masa

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar se ndalimi me forcë dhe dëbimi i fëmijëve nga territoret e pushtuara ruse të Ukrainës është “gjenocid”.

27 Prill 2023, 19:35 Nga a.l
Dëbimi me dhunë i fëmijëve nga Ukraina/ Këshilli i
Foto ilustruese

UKRAINË- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës deklaron se ndalimi me forcë dhe dëbimi i fëmijëve nga territoret e pushtuara ruse të Ukrainës është “gjenocid”.

Asambleja bëri thirrje për veprim urgjent për të ndaluar praktikat e transferimit dhe dëbimit të paligjshëm e të dhunshëm që po kryhen aktualisht nga Federata Ruse kundër popullsisë ukrainase. Veçanërisht politikat dhe praktikat e saj në lidhje me heqjen e fëmijët nga familjet dhe shtëpitë e tyre dhe përthithja e tyre pasuese në shtetësinë, identitetin dhe kulturën ruse.

Asambleja gjithashtu kërkoi që Rusia t’u jepte akses OJQ-ve dhe bamirësive, si dhe informacione se ku janë fëmijët tani. Gjykata penale ndërkombëtare lëshoi ​​një urdhër-arresti për Vladimir Putin në muajin mars në lidhje me deportimin e paligjshëm të të miturve, shkruajnë mediat e huaja. Një urdhër-arrest u lëshua gjithashtu edhe për komisioneren për të drejtat e fëmijëve Maria Alekseyevna Lvova-Belova , e cila besohet të ketë 18 fëmijë të birësuar, duke përfshirë një adoleshente nga Mariupol i Ukarinës. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll