Bota

'Ku janë armatimet tona? Ku është udhëheqësi ynë?'/ Prigozhin thirrje gjeneralëve: Për çdo ushtar ukrainas vdesin pesë rusë

Sipas tij për çdo ushtar ukrainas të vrarë, balanca nga ana e trupave të Putinit është 5 ushtarë.

27 Prill 2023, 19:56 Nga a.l
'Ku janë armatimet tona? Ku është udhëheqësi
Yevgeny prigozhin

RUSI- Kreu i merenarëve rusë 'Wagner', Yevgeny Prigozhin ka pranuar se numri i forcave ruse që humbën jetën në frontin e luftës është i lartë. 

Sipas tij për çdo ushtar ukrainas të vrarë, balanca nga ana e trupave të Putinit është 5 ushtarë. Ai theksoi se ushtarët rusë po vriten pasi nuk janë të mobilizuar me armë dhe municione, shkruajnë mediat e huaja. 

Askush nuk po na mbulon krahët. Askush nuk na jep municion. Numri i njerëzve në Wagner është duke u reduktuar. Po përballemi me të vdekurit, të plagosurit dhe ata që u larguan pas përfundimit të kontratës së tyre. Nuk na jepen armatime dhe po bëjmë gjithçka është e mundur me sasinë minimale që kemi në dispozicion. Do të zgjasim edhe dy deri në tre javë derisa të mbetemi me vetëm një plumb në armët tona. Gjeneralët e luftës duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që po ndodh në vijën e frontit. Kundërofensiva e Ukrainës është e pashmangshme. Kjo do të ndodhë pas datës 2 maj. Kur ukrainasit të fillojnë të përparojnë, ushtarët rusë do nisin të pyesin: Ku janë armatimet tona? Ku është udhëheqësi ynë? Ku janë komandantët? Edhe një herë po ndodh një krim kundër Federatës Ruse. Çdo predhë që gjeneralët e luftës nuk dhanë nënkupton vdekjen e një ushtari tonë. Në vend që të vdisnin ndërsa sulmonin armikun, do vdesin sepse nuk kemi armatime të ndalim sulmin e ukrainasve. Ajo që po ndodh është një krim kundër Rusisë dhe popullit rus. Kjo nuk duhet të kalojë pa u vënë re. Kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, tha ai.

Që nga fillimi i luftës më shumë se një vit më parë, raportohej se numri i ushtarëve rusë që humbën jetën në Ukrainë ishte i lartë. Megjithatë Kremlini nuk e pranoi kurrë këtë fakt, madje ndaloi edhe raportimin e humbjeve shumë kohë pas nisjes së konfliktit të armatosur, me qëllim fshehjen e shifrave të vërteta.

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll