Bota

Takimi më 2 maj në Bruksel/ Chollet bisedë telefonike më Vuçiç: Asosacioni duhet të themelohet

Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

27 Prill 2023, 19:01 Nga a.l
Takimi më 2 maj në Bruksel/ Chollet bisedë telefonike më
Aleksandër Vuçiç dhe Derek Chollet

SHBA- Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Përmes një postimi në Tweeter, Chollet bën me dije se në këtë bisedë është diskutuar për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën, siç ka shkruar ai, urgjente, për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai shton se në takimin e 2 majit të Vuçiçit me kryeministrin Albin Kurti, pret konstruktivitet. 

Bisedë përmbajtësore, pozitive me presidentin Vuçiq sot. U dakorduam për fuqizimin e partneritetit SHBA-Serbi dhe ndamë pikëpamjet mbi progresin në Dialog, veçanërisht nevojën urgjente për themelimin e ASK-së. Presim takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkruar Chollet.

Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

derek chollet aleksander vucic

Sondazh

Poll