Bota

'Shmangni retorikën e ashpër'/ Mbretëria e Bashkuar në OKB: Kosova duhet të angazhohet në dialog! Të formohet sa më shpejt Asosacioni

Ai ka thënë se të dy palët janë zotuar për themelimin e Asociacionit dhe ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen që ky proces të zbatohet sa më shpejt. 

27 Prill 2023, 18:30 Nga a.l
'Shmangni retorikën e ashpër'/ Mbretëria e Bashkuar
Fergus Eckersley

SHBA- Koordinatori kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara, Fergus Eckersley, ka thënë se është koha që Kosova të angazhohet në dialog dhe të shmangin retorikën e ashpër. Ai ka thënë se të dy palët janë zotuar për themelimin e Asociacionit dhe ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen që ky proces të zbatohet sa më shpejt. 

“Mirëpresim progresin e bërë në dialogun e Brukselit. Është koha që dy palët të angazhohen në dialog dhe të shmangin retorikën. Kosova dhe Serbia e kanë zotuar për themelimin e  Asociacionit dhe të dy palët duhet të angazhohen në mënyrë sa më shpejtë që ky Asociacion të themelohet sa më shpejt”, ka thënë ai.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen. 

kosova ne okb fergus eckersley

Sondazh

Poll