Bota

Përplasje në OKB/ Përfaqësuesi i Rusisë kundërshton Gërvallën për gjuhën! Ndërhyn ambasadori i Shqipërisë, nuk i jepet fjala

Hoxha përmendi shumë raste kur dy përfaqësuese kanë folur në të njëtën gjuhë dhe tha se kjo është në frymën e shumëgjuhësisë së Këshillit të Sigurimit. 

27 Prill 2023, 18:46 Nga a.l
Përplasje në OKB/ Përfaqësuesi i Rusisë
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB

SHBA- Vijon seanca dëgjimore në Këshillin e Sigurisë në OKB për Kosovës. përfaqësuesi i Federatës Ruse, që mban Presidencën ka reaguar lidhur me fjalimin e kryediplomates Donika Gërvalla e cila tha se nuk i është pranuar kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe, ndërsa Daçiç-it i është lejuar të flasë në gjuhën serbe. 

Përfaqësuesi i Federatës Ruse ka hedhur poshtë pretendimet e Gërvallës.

Dua t’i hedh pretendimet e saj që Presidenca s’e ka lejuar atë që të flasë në shqip. Ne si Presidencë jemi informuar se që ju keni preferuar të flisni anglisht siç keni bërë edhe herë të tjera”, tha ai. 

Për këtë reagoi ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tentoi të merrte fjalën, por është ndërprerë nga përfaqësuesi i Federatës Ruse i cili e pyeti se për çfarë arsyeje e kërkonte fjalën.

Është për t’u përgjigjur për atë që e thatë sepse s’është e saktë”, tha Hoxha, por shtoi se këtë do ta thotë gjatë fjalës së tij.

Hoxha përmendi shumë raste kur dy përfaqësuese kanë folur në të njëtën gjuhë dhe tha se kjo është në frymën e shumëgjuhësisë së Këshillit të Sigurimit. 

kosova ne okb

Sondazh

Poll