Bota

"Zgjedhjet lokale s’ofrojnë zgjidhje afatgjate"/ Franca në OKB: Duhet të shmangen konfliktet dhe të fromohet Asosacioni

Sipas diplomates franceze, prioritete duhet të jenë Asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucione.

27 Prill 2023, 18:17 Nga a.l
"Zgjedhjet lokale s’ofrojnë zgjidhje afatgjate"/ Franca
Nathalie Broadhurst

SHBA- Zëvendës Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit, Nathalie Broadhurst ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e rëndësishme. Ajo ka thënë e për statutin e Asociacionit do të flasin edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në takimin e 2 majit në Bruksel. 

Realizimi i asociacionit të komunave është kritik. Takimi Kurti-Vucic do të përfshijë biseda për statutin e Asociacionit. Sa i përket zbatimit të marrëveshjeve, Franca mbetet e përkushtuar në pritjet e saja për përkushtim nga dy palët, sa i përket perspektivës evropiane. Duhet të shmangen konfliktet për të mos u shkatërruar arritjet. Palët të përmbahen nga gjuha e ashpër”, ka thënë diplomatja franceze, raporton Express.

Ajo ka përshëndetur faktin që në organizimin e zgjedhjeve lokale s’ka pasur tensione, megjithatë ka thënë se ato nuk afrojnë zgjidhje afatgjate. Sipas diplomates franceze, prioritete duhet të jenë Asociacioni dhe kthimi i serbëve në institucione. Në fund ka thënë se presidenti Macron mbetet i përkushtuar në ofrimin e mbështetjes për arritjen e paqes dhe stabilitetit. 

kosova ne okb nathalie broadhurst

Sondazh

Poll