Bota

'Vuçiç dhe Daçiç i kanë duart e lyera në gjak'/ Gërvalla deklaron kundër Daçiç në tre gjuhë në OKB: Është kriminel lufte! Të dalë para drejtësisë

Ajo përmendi edhe postet që Daçiç e Vuçiç kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe.

27 Prill 2023, 17:33 Nga a.l
'Vuçiç dhe Daçiç i kanë duart e lyera
Donika Gërvalla

SHBA- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, aktualisht është duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç. Ajo tha se Daçiç është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë.  Që Daçiç është kriminel, Gërvalla tha se do ta thotë në tri gjuhë: shqipe, angleze e serbe.

Ivica Daçiç është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte”, tha Gërvalla.

Ajo përmendi edhe postet që Daçiç e Vuçiç kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe. Ndërsa shtoi se ata i kanë duart me gjak. 

“Vuçiç e Daçiç që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”, tha ajo. 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.

donika gërvalla

Sondazh

Poll