Bota

'E dimë që ka një Serbi më të mirë, që ende është e dobët por evropiane'/ Daçiç dhe Gjuriç ironizojnë me reagimet pas deklaratës së Gërvallës

Ky fjalim i ministres kosovare ka shtangur dhe ka nxitur edhe reagimin e dy përfaqësuesve të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç.

27 Prill 2023, 17:44 Nga a.l
'E dimë që ka një Serbi më të mirë, që
Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç

SHBA- Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla Shwarz në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit ka thënë se populli i Kosovës që ka qenë viktimë e gjenocidit dhe brutalitetit është për ndërtim të paqes, jo vetëm për vete por edhe për rajonin.  Ajo ka thënë se populli i Kosovës e di që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që është e dobët por evropiane. 

“Ne viktimat e gjenocidit dhe brutalitetit duam të krijojmë paqe, jo vetëm për ne por edhe për rajonin. Ne jemi populli i Kosovës dhe ne e dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që ende është e dobët por evropiane. Një Serbi që dëshiron të ndalet së qeni kërcënim për fqinjët e saj. Ne po presim për atë serbi dhe shpresojmë që do të vijë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gërvalla. 

Ky fjalim i ministres kosovare ka shtangur dhe ka nxitur edhe reagimin e dy përfaqësuesve të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç.

Qytetarët serbë mund ta marrin në dorë fatin e tyre dhe të shtrijnë dorën e pajtimit fqinjëve të tyre. Kjo është e mundur. Një vend mund të marrë vendime të reja. Kosova dhe të tjerët kanë treguar se kjo mund të arrihet. Ne mbesim të hapur për pajtim”, ka shtuar ajo. 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.

donika gërvalla-schwarz

Sondazh

Poll