Politike

“Flijeni mendjen, rrini të qetë”, Ralf Gjoni qetëson qytetarët: Sa të jem unë deputet, s’ka marrëveshje Rama-Basha

30 Shtator 2019, 17:32 Nga DOSJA
“Flijeni mendjen, rrini të qetë”, Ralf Gjoni qetëson

TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni sot nga foltorja e Kuvendit solli dhe njëherë në vëmendje debatin për Reformën në Zgjedhore dhe mundësinë për një marrëveshje Rama-Basha. Gjatë fjalës së tij Gjoni u mundua që të qetësonte qytetarët duke thënë se sa të ishte ai në Kuvend, marrëveshje mes dy liderëve nuk do të ketë.

Ai tha se opozita do të përgatisë në ditët në vijim draftin për Reformën Zgjedhore dhe të gjitha propozimet do të depozitohen në Komision.

Të gjithë më pyesin; hë more Ralfi do të bëjnë marrëveshje? E kanë hallin nëse këta të dy do të bëjnë marrëveshje. Këta të dy po flirtojnë për momentin. I shqetëson fati i ndonjë pazari të pistë. Unë u thashë mos keni merak se përsa kohë do të jemi ne nuk do të ketë marrëveshje. Çdo zgjidhje përsa i përket reformës zgjedhore do të kalojë nga komisioni i reformës me votat tona ose jo. Nuk do të ketë asnjë marrëveshje, pazar, pa filluar ndëshkimi i krimit elektoral. Nuk do të ketë asnjë marrëveshje flijeni mendjen, rrini të qetë. Ata duan, por nuk kanë për t’i lënë.” tha ai.

Sot në Kuvend është zhvilluar senaca plenare, e cila ishte parashikuar që të diskutoheshin problemet e qytetarëve. Deputetët përveç halleve të qytetarëve diskutuan për tërmetit dhe për Reformën Zgjedhore. Opozita u përqëndrua më shumë tek Reforma dhe të zërat për një marrëveshje Rama-Basha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike marreveshje rama basha ralf gjoni reforma zgjedhore seanca plenare 30 shtator 2019 marreveshje rama basha ralf gjoni reforma zgjedhore seanca plenare 30 shtator 2019

Sondazh

Poll