Politike

I ndërpreu fjalën Xhaçkës e Spiropalit, Ruçi nuk fal as Lefter Kokën, deputeti: Jam dhe pa parti!

30 Shtator 2019, 17:02 Nga DOSJA
I ndërpreu fjalën Xhaçkës e Spiropalit, Ruçi nuk

TIRANË– Gjatë gjithë punimeve të sotme të seancës plenare, kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk ka kursyer asnjë deputet apo ministër për tejkalimin e kohës në foltore.

Pasi i ndërpreu fjalën, ministeve Olta Xhaçka dhe Elisa Spiropali, Ruçi nuk fali as Lefter Kokën nga radhët e LSI-së, i cili ka mbetur pa parti pas refuzimit për të djegur mandatin e deputetit.

DEBATI NË PARLAMENT: 

Koka: Në media janë shfaqur disa problematika si babalja apo përgjimet e tjera. Por ai polici në Dibër nuk kishte mundësi të bënte aq sa i kërkonte Ulsiu. Nuk mund t’i merrte 200 vota PD. PD i humbte zgjedhjet pasi elektorati e kishte humbur besimin pas marrëveshjes Rama-Basha.

Ruçi: Lefter të mbaroi koha!

Koka: Mos ma ndërprit fjalën se jam dhe pa parti!

Sot në Kuvend është zhvilluar senaca plenare, e cila ishte parashikuar që të diskutoheshin problemet e qytetarëve. Deputetët përveç halleve të qytetarëve diskutuan për tërmetit dhe për Reformën Zgjedhore. Opozita u përqëndrua më shumë tek Reforma dhe të zërat për një marrëveshje Rama-Basha.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lefter koka seanca plenare 30 shtator 2019 lefter koka seanca plenare 30 shtator 2019

Sondazh

Poll