Bota

Askush mbi ligjin/Radarët 'kapin mat' politikanin spanjoll, nuk i shpëton gjobës

Baltar po shkonte për një takime pune në Madrid. 

27 Prill 2023, 15:51 Nga a.l
Askush mbi ligjin/Radarët 'kapin mat' politikanin spanjoll, nuk i
Policia spanjolle

SPANJË- Presidenti i Këshillit Provincial të Ourense, Manuel Baltar është kapur nga radarët e policisë rrugore duke udhëtuar me shpejtësi përtej normave të lejuara. Siç raportojnë mediat vendase, Baltar po shkonte për një takime pune në Madrid. 

Politikani u kap duke ecur e 215km/h, në një autostradë në veri-perëndim të Spanjës. Sipas mediave spanjolle, Baltarit iu gjobit me 600 euro, ndërsa patentës së tij iu ulën 6 pikë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet spanjolle, për shkak të shpejtësisë së tepërt, e cila e kaloi kufirin me më shumë se 60 km/h, po hetojnë edhe një veprim të mundshëm kriminal kundër sigurisë rrugore ndaj guvernatorit të Ourense. 

me shpejtesi ne spanje

Sondazh

Poll