Bota

Mbështetje financiare për personat me aftësi të kufizuar, nga viti 2024 karriget me rrota në Francë do të jenë falas

Macron njoftoi gjithashtu masa për t'i bërë shkollat ​​për nxënësit me aftësi të kufizuara më gjithëpërfshirëse. Në shtator 2022, 430,000 nxënës me aftësi të kufizuara u regjistruan në shkollat ​​e zakonshme.

27 Prill 2023, 15:44 Nga a.l
Mbështetje financiare për personat me aftësi të kufizuar,
Karrige me rrota

FRANCË- Karriget me rrota në Francë do të rimbursohen nga viti i ardhshëm, tha Presidenti Emmanuel Macron në konferencën e gjashtë kombëtare të personave me aftësi të kufizuar në Pallatin Elysee, ndërsa prezantoi politikën e qeverisë së tij për të përmirësuar të drejtat e personave me aftësi ndryshe.  Aksesueshmëria, arsimimi dhe punësimi janë ndër prioritetet e qeverisë për të përmirësuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo është një masë e rëndësishme, një masë e drejtësisë sociale,” tha Macron.

Në prezantimin e tij, presidenti njoftoi gjithashtu se 1.5 miliardë euro do të siguronin akses më të mirë në vendet publike për personat me aftësi të kufizuara.

"Është një linjë e rëndë buxhetore," tha ai. 

Macron njoftoi gjithashtu masa për t'i bërë shkollat ​​për nxënësit me aftësi të kufizuara më gjithëpërfshirëse. Në shtator 2022, 430,000 nxënës me aftësi të kufizuara u regjistruan në shkollat ​​e zakonshme.

karrige me rrota

Sondazh

Poll