Bota

Vjehrra e Rishi Sunak: Vajza ime e bëri atë kryeministër

Vjehrra e Rishi Sunak, Sudha Murthy, ka pohuar në një video që qarkullon në internet se vajza e saj është arsyeja që ai është kryeministër.

27 Prill 2023, 15:06 Nga a.l
Vjehrra e Rishi Sunak: Vajza ime e bëri atë kryeministër
Rshi Sunak dhe bashkëshortja e tij

BRITANI- Vjehrra e Rishi Sunak, Sudha Murthy, ka pohuar në një video që qarkullon në internet se vajza e saj është arsyeja që ai është kryeministër.

Unë e bëra burrin tim biznesmen. Vajza ime e bëri të shoqin Kryeministër të Britanisë së Madhe", tha ajo. 

Rishi Sunak u martua me Akshata Murthy në vitin 2009 dhe Kryeministri formoi pushtetin në vitet që pasuan.  Sunak është kryeministri më i ri i historisë moderne në moshën 42-vjeçare. Akshata Murthy, një biznesmene dhe gruaja e kryeministrit Sunak është diplomuar në universitetin Stanford dhe ishte inxhinierja e parë femër në një nga kompanitë më të mëdha të Indisë, Tata, shkruajnë mediat e huaja. 

Rishi Sunak dhe gruaja e tij kanë qenë subjekt i një shqyrtimi të vazhdueshëm gjatë katër viteve të fundit për shkak të statusit miliarder të babait të gruas së tij, gjë që ka ngritur pikëpyetje nëse ai ka deklaruar të gjithë shtrirjen e interesave financiare të familjes së tij.

rishi sunak

Sondazh

Poll